FIFA “godet’ Serbinë, e dënon për afishen me hartën e Kosovës- Kjo është shuma e majme e parave që do ta paguajë

Futboll

FIFA “godet’ Serbinë, e dënon për afishen me hartën e Kosovës- Kjo është shuma e majme e parave që do ta paguajë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:45
Foto nga vendngjarja

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur nga FIFA me 21 mijë e 300 dollarë për një afishe në dhomat e zhveshjes ku shihej harta e Kosovës dhe fjalët “nuk ka dorëzim”.

Në lidhje me këtë, FFK-ja u ankua zyrtarisht në FIFA, për afishen që ishte e varur mbi dollapët e dy lojtarëve serbë gjatë ndeshjes që Serbia e luajti kundër Brazilit.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.

Sipas FFK-së, shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2.

“FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat