Scaloni: Nesër do e zbuloj formacionin, kemi pasur stërvitje me dyer të mbyllura

Futboll

Scaloni: Nesër do e zbuloj formacionin, kemi pasur stërvitje me dyer të mbyllura

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:16
Scaloni

Të premten Argjentina zhvillon ndeshjen ndaj Holandës në çerekfinale të Botërorit ‘Katar 2022’.

Do të jetë një përballje mjaft e vështirë për argjentinasit, pasi Holanda ka treguar formë të mirë në Katar.

Trajneri Lionel Scaloni ka treguar se stërvitja e fundit e ekipit të tij ka qenë me dyer të mbyllura.

“Dje kemi pasur stërvitje me dyer të mbyllura. Nuk e di si e dini se Rodrigo mund të jetë i lënduar.

Pra, nëse ata ndihen mirë, atëherë do të shohim në stërvitjen e sotme nëse do të jenë në formacion”, tha ai.

Argjentina kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës pasi eliminuan Australinë me rezultat 2-1 në 1/8 e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat