Ancelotti: Ronaldo nuk më ka shkaktuar kurrë probleme

Futboll

Ancelotti: Ronaldo nuk më ka shkaktuar kurrë probleme

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Ancelotti: Ronaldo nuk më ka shkaktuar kurrë probleme

Bashkëjetesa e Carlo Ancelottit dhe Cristiano Ronaldos te Real Madridi ka qenë e qetë, siç pretendonte trajneri italian.

Në një intervistë që ka dhënë për “Corriere dello Sport” ai është pyetur për yllin portugez dhe vendimin e Fernando Santos për ta lënë atë në stol për ndeshjen kundër Zvicrës. Andelotti e bëri të qartë se Ronaldo nuk i ka shkaktuar kurrë probleme gjatë kohës së tyre bashkë, ndërsa argumentoi se kur një futbollist shënon aq shpesh sa ai, nuk mund të jetë kurrë problem për një ekip.

“Është mirë të ndihesh si një 20-vjeçar, por trupi i tij mund të mos i japë përgjigjet që kërkon. Është kujdesur gjithmonë për veten, por konkurrenca në nivel kombëtar është e fortë”, tha Andelotti.

“Nuk ka pasur asnjëherë probleme. Unë e kam pasur me vete për dy vjet dhe nuk më ka krijuar asnjë problem. Në fakt, i zgjidhi ato. Një lojtar që shënon të paktën një gol për ndeshje nuk mund të jetë problem. Cristiano është një sportist që stërvitet mirë dhe është gjithmonë i kujdesshëm. Ishte e lehtë për mua ta menaxhoja. Ai është një futbollist i shkëlqyer”, ka thënë trajneri italian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat