Granit Xhaka është nën presionin e kritikave, kërkojnë që mos të jetë... 

Futboll

Granit Xhaka është nën presionin e kritikave, kërkojnë që mos të jetë... 

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:40
Granit Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka është në presionin e kritikave. Disa po kërkojnë që ai të mos mbajë më shiritin e kapitenit të Zvicra. Por ka arsye të mira pse ylli i Arsenalit duhet të mbetet kreu i ekipit kombëtar, ka shkruar “Blick”.

Një debat ka nisur për Granit Xhakën.

A është ai ende kapiteni i duhur për kombëtaren? Ose jo? NZZ dhe gjithashtu SRF, debatojnë për Xhakën a është kapiten i duhur?

Image

Xhaka është lideri natyral i kësaj skuadre.

Xhaka nuk i reziston dot provokimit serb...

Duke pasur parasysh historinë familjare të Xhakës, babai i tij ishte futur në burg dhe torturuar në ish-Jugosllavi dhe provokimet e përhershme nga pala serbe, është të paktën pjesërisht e kuptueshme për reagimet e Xhakës.

Xhaka kritikon. Një herë ai kundërshton publikisht ekipin apo trajnerin. Të tjerët nuk thonë asgjë, 

Ashtu si jashtë fushës, edhe Xhaka është në fushë. Ai nuk fshihet kurrë. Dy kundërshtarë në shpinë? Xhaka thërret për topin. Humbi topin në zonën e rrezikshme? Xhaka kërkon sërish topin me veprimin e radhës.

Kombëtarja po kalon epokën më të suksesshme në historinë e saj. Me përjashtim të Francës, asnjë kombëtare tjetër nuk ka arritur radhazi në pesë raunde të tetës së finales.

Të tjerët dështuan më herët në Katar për shkak të grindjeve të brendshme (Belgjikë) ose sepse u mungonte një lider (Gjermania). Skuadra që kanë shumë më tepër potencial se Zvicra.

Në kombëtare ka solidaritet dhe një shpirt ekipor të jashtëzakonshëm, një faktor vendimtar suksesi. Kjo ka të bëjë shumë me kapitenin e tyre, shkruan mes të tjera media zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat