Modriç për sfidën me Brazilin: Vinicius e Rodrigo si fëmijët e mi

Futboll

Modriç për sfidën me Brazilin: Vinicius e Rodrigo si fëmijët e mi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Modriç për sfidën me Brazilin: Vinicius e Rodrigo si fëmijët e mi

Luka Modriç është thjesht i pavdekshëm dhe klasi i tij i pafund! Fantazisti i Kroacisë, pasi i shkoi 4 vite më parë fare pranë Kupës së Botës, duke u ndalur vetëm në finale nga Franca, sivjet do të provojë për herë të fundit trofeun më të rëndësishëm të këtij sporti, ndonëse Brazili është vërtet një kockë e fortë, në dukje e papërtypshme për ballkanasit.

“Dikush tjetër ndoshta do të thoshte se nuk ishte i lumtur që gjeti përballë Brazilin, por në rastin tim kjo gjë nuk vlen.

Fundja, nëse kërkon të fitosh Kupën e Botës duhet të mundësh më të mirët, për vetëbesimin e grupit tonë, por në të njëjtën kohë për t’u bërë presion edhe rivalëve që mbeten në garë. Ritakim me “madrilenët” Kasemiro, Rodrigo e Vinicius?

Me Kasemiron kemi ‘kërcyer’ shumë mbrëmje përkrah njëri-tjetrit dhe realisht do të na mungojë shumë te Reali. Ndërsa Vinicius dhe sidomos Rodrigo, janë jo vetëm dy lojtarë fantastikë, por edhe dy të rinj shumë të respektueshëm, të cilët i dua si fëmijët e mi. Por kur në mes është Kupa e Botës, për 90 minuta do t’i snoboj”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat