Tifozët argjentinas organizojnë festë të madhe në Katar

Futboll

Tifozët argjentinas organizojnë festë të madhe në Katar

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:59
Tifozët argjentinas organizojnë festë të madhe në Katar

Holanda do të përballet nesër në mbrëmje me Argjentinën dhe mijëra tifozë argjentinas kanë pushtuar Katarin.

Tifozët kanë rrethuar rrugicat, tregun kryesor në Doha, teksa kanë kënduar këngë për të motivuar ekipin e Skalonit.Numri i njerëzve iu vështirësoi punën edhe policisë së rajonit të cilët nuk kishin asnjë shans për ti shpërndarë. Mediat e huaja raportojnë se Katari nuk kishte parë kurrë më parë një festë si kjo.

Sipas një vlerësimi të gazetës “La Nación”, në Katar janë rreth 20 mijë argjentinas. Prania e tifozëve rritej me çdo ndeshje të Argjentinës në këtë Botëror.

Në ndeshjen debutuese kundër Arabisë Saudite ishin të paktë, por pastaj bënë më shumë zhurmë kundër Meksikës dhe dominuan tribunat kundër Polonisë dhe Australisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat