Votojnë zviceranët, ndodhi e papritura për Granit Xhakën

Futboll

Votojnë zviceranët, ndodhi e papritura për Granit Xhakën

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Xhaka

Tifozët zviceranë janë duke kërkuar që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.

Gazeta më e madhe zvicerane, "Blick" ka bërë një sondazh me pyetjen se a duhet të vazhdojë Xhaka si kapiten i helvetikëve.

69% e respondentëve kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.

Image

25% e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje.

Deri tani 36 mijë e 837 votues kanë marrë pjesë

Granit Xhaka është lojtari kyç i Zvicrës dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të helvetikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat