Cruyff: Askush nuk i besonte fjalët e tij!

Futboll

Cruyff: Askush nuk i besonte fjalët e tij!

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:45
Cruyff: Askush nuk i besonte fjalët e tij!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff është ndalur te situata e Ousmane Dembele në prononcimin për Mundo Deportivo. Drejtuesi i klubit katalanas komentoi marrëveshjen e siguruar në verë në lidhje me rinovimin e sulmuesit francez deri në vitin 2024.

“Ne po bisedonim me Dembele, por sipas shtypit ai kishte nënshkruar me 200 klube të ndryshme, edhe pse lojtari gjithmonë thoshte se donte të qëndronte në Barcelonë. Dhe ai qëndroi këtu me ne, pavarësisht se ishte lojtar i lirë.

Ai zgjodhi të vijonte karrierën te Barcelona. Ai është treguar vërtet i respektueshëm dhe ne jemi shumë të lumtur që do e kemi sërish pjesë të skuadrës”, u shpreh djali i legjendës Johan Cruyff.

Dembele ka nisur sezonin e gjashtë në “Camp Nou”, aty ku u transferua për 140 milionë euro nga Borussia e Dortmundit në gushtin e vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat