Regragui: Me Portugalinë nuk do jetë aq e thjeshtë sa me Spanjën

Futboll

Regragui: Me Portugalinë nuk do jetë aq e thjeshtë sa me Spanjën

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:45
Regragui

Në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, me Portugalinë, trajneri i Marokt, Walid Regragui u shpreh se është momenti që të shkruajnë historinë.

Duke folur në konferencën për mediet ai u shpreh se ndaj Portugalisë nuk ka për të qenë aq e lehtë sa përballja me Spanjën.

“Është një çerekfinale e Kupës së Botës.

Sa më shumë të vazhdon përpara aq më shumë rriten vështirësitë. Do të ndeshemi me një ekip që është një nga më të mirët në botë, me lojtarë që praktikisht luajnë në klubet më të mira në botë. E dimë se nuk do të jetë aq e lehtë sa kundër Spanjës,

Kroacisë dhe Belgjikës. Megjithatë, të gjitha këto ndeshje kanë deri diku të njëjtën vështirësi. Ne do të japim më të mirën.

Do të tentojmë sërish të krijojmë një surprizë, pasi askush nuk e priste që ne të dilnim në 1/16 apo çerekfinale.”-deklaroi Regragui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat