Çartet Pepe: Pas asaj që pash sot, mund t’ia japin titullin Argjentinës tani

Futboll

Çartet Pepe: Pas asaj që pash sot, mund t’ia japin titullin Argjentinës tani

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 18:40
Pepe

Kombëtares së Portugalisë iu shua sot ëndrra për triumf në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pasi që eliminua në çerekfinale nga Maroku.

Maroku e mposhti sot Portugalinë me rezultat minimal 1:0, kështu duke siguruar biletën e tretë drejt gjysmëfinales së këtij Botërori.

Por, me këtë humbje nuk po pajtohet mbrojtësi veteran i Portugalisë, Pepe, i cili tha se është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të referonte ndeshjen e sotme kundër Marokut.

“Kjo nuk është e pranueshme që një gjyqtar argjentinas të ndante drejtësinë sot pas asaj që ndodhi mbrëmë, me Messin që u ankonte. Pas asaj që pash sot, ata mund t’ia japin qysh tani titullin Argjentinës”, tha Pepe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat