Franca fiton sfidën dramatike me Anglinë! Kane - figura tragjike

Futboll

Franca fiton sfidën dramatike me Anglinë! Kane - figura tragjike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:35 Përditësuar në ora: 21:57 më 10.12.2022
Franca feston

Franca në gjysmëfnale, Anglia eliminohet

Franca është në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Katar.

Futbollisti Harry Kane është figura tragjike e anglezëve, e humbi penalltinë në minutën e 84-të.

Francezët kualifikohen dhe do të ndeshen me befasinë më të madhe të këtij kampionati, Maroku.

Ndeshje dramatike, tre gola dhe kampioni në fuqi i botës, Franca, me vështirësi ka depërtuar në gjysmëfinale.

Anglezët shpërdoruan disa raste, ndërsa portieri Lloris është më i merituari që francezët shkuan më tutje.

Në minutën e 17-të, Anglia pësuan gol. Futbollisti Aurelien Tchouameni shënues nga rreth 22-23 metra, ku topi futet në këndin e poshtëm të djathtë.

Franca shpëton në minutën e 22-të. Kapiteni Harry Kane doli i vetmuar nga një pozitë anash por portieri Lloris më i suksesshëm

Në minutën e 29-të, Harry Kane nga distanca dërgon një goditje të fortë por portieri Lloris me mund të madh e dëbon topin. 

Në minutën e 47-tëm Jude Bellingham nga rreth 20 metra godet furishëm por portieri Lloris reagon për mrekulli, duke dëbuar topin në korne.

Në minutën e 51-të, Saka pengohet nga Tchouameni dhe penallti. 

Kapiteni Harry Kane ka shënuar nga penalltia pikërisht në minutën e 54-të. Ai ka goditur fuqishëm he portieri Lloris i pafuqishëm.

Maguire në minutën e 70-të, godet me kokë por topi paksa prek shtyllën e djathtë të Francës dhe del jashtë.  

Në minutën e 72-të, Saka nga afërsia por nuk ka shënuar. 

Në minutën e 77-të, portieri Pickford fantastik, ndal goditjen nga afër të Giroud të Francës.

Në minutën më vonë, Oliveir Giroud me kokë ka shënuar në këndin e epërm të djathtë, 2:1. 

Në minutën e 84-të, Harry Kane, kur askush nuk e priste, humbi penalltinë, duke gjuajtur mbi portën e Francës.

Në gjysmëfinale do të takohen: Argjentina - Kroacia (e martë, 13 dhjetor, 20.00) dhe Franca – Maroku (e mërkurë, 20.00). 

Anglia - Franca 1:2

Stadiumi "Al Bayt", Al Khor.
Gjyqtar: W. Sampaio.
Shënues: Kane (54' - nga penalltia) - Tchouaméni (17'), Giroud (78').
Kartona të verdhë: Maguire - Griezmann, Dembele, Hernandez.
Anglia: Pickford; Walker, Stones (Grealish 90+8'), Maguire, Shaw; Henderson (Mount  79'), Rice, Bellingham; Saka (Sterling 79'), Kane, Foden (Rashford 85').
Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernández; Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé (Coman 79'), Giroud, Mbappe.

FInale para finales

(E plotësuar) - 90' 8 minuta shtesë.
 
84' Harry Kane  godet nga penaltlia dhe mbi portë!
 
Anglia - Franca 1:2

Stadiumi "Al Bayt", Al Khor.

Gjyqtar: W. Sampaio.

Shënues: Kane (54' - nga penalltia) - Tchouaméni (17'), Giroud (78').

Kartona të verdhë: Maguire - Griezmann, Dembele, Hernandez.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson (Mount  79'), Rice, Bellingham; Saka (Sterling 79'), Kane, Foden (Rashford 85').

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernández; Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé (Coman 79'), Giroud, Mbappe.

81' Penallti për Anglinë.
 
80' Lojë e madhe.
 
78' Franca në epërsi, Giroud me kokë plason topin në këndin e epërm të djathtë, 1:2. 
 
77' Portieri Pickford fantastik, ndal godiitjen nga afër të Giroud të Francës.
 
75' Anglia po sulmon.
 
72' Saka nga afërsia gati ka shënuar. topi del jashtë portës së Francës.
 
70' Anglia dhe Franca synojnë golin e epërsisë. Maguire godet me kokë por topi paksa prek shtyllën e djathtë të Francës dhe del jashtë. 
 
67' Ndeshje e luftuar.
 
62' Ndeshje e luftuar.
 
59' Franca po sulmon.
 
57' Lojë e shpejt.
 
54' Harry Kane ka shënuar nga penaltlia, barazon rezultatin 1:1.
 
51' Anglia po sulmon dhe penallti. Saka pengohet nga Tchouaméni.
 
47' Jude Bellingham nga rreth 20 metra godet furishëm por portieri Lloris reagon për mrekulli, duke dëbuar topin në korne.
 
46' Fillon pjesa e dytë.
 
Mbyllet pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.
 
43' Kartoni i parë i verdhë, Griezmann.
 
41' Anglia e rrezikshme përmes Kane dhe Saka.  
 
38' Fituesi i kësaj sfide takohet me Msrokun.

35' Lojë me rivalitet, Anglia në presion të madh.

29' Harry Kane nga distanca dërgon një goditje të fortë por portieri Lloris me mund të madh e dëbon topin. 

28' Kampioni në fuqi i botës, Franca, në epërsi.

27' Anglia orvatet me forcat e saja.

24' Lojë me ritëm të lartë.

22' Franca shpëton, kapiteni Harry Kane doli i vetmuar nga një pozitë anash por portieri Lloris më i suksesshëm. 

20' Anglia në presion.

17' Anglia pëson gol, Franca në Aurelien Tchouameni shënues nga rreth 22-23 ku topi futet në. këndin e poshtëm të djathtë.

14' Ende pa gola.

11' Kërcënimi i parë drejt portës, Giroud godet por plogësht e në duart e portierit anglez,Pickford.

10' Korneri i parë, për Francën.

6' Franca po tregon më shumë nga loja.

3' Francezët po tregojnë lojë të shpejt.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Intonohen himnet.

Formacionet zyrtare të Anglisë dhe Francës

Çerekfinalet e Kupës së Botës përfundojnë me një ballafaqim të peshave të rënda mes rivalëve të vjetër, Anglisë dhe Francës dhe megjithëse ata u përballën për herë të parë në vitin 1923, ky është vetëm takimi i tyre i tretë në një Kupë Botërore dhe i pari që nga viti 1982.

Anglia i fitoi të dyja këto takime me nga dy gola diferencë, por situata tashmë ka ndryshuar dhe skuadrën e Gareth Southgate po e pret një natë e vështirë.

Sfida e cila zhvillohet në “Al Bayt Stadium” nga ora 20:00 garanton spektakël, teksa të dy skuadrat synojnë ta rrëmbejnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Anglia nuk do të brengoset për mungesa të lojtarëve, kurse te Franca nuk do të paraqiten Karim Benzema dhe Lucas Hernandez.

Southgate dhe Deschamps me më të mirët

Southgate dhe Deschamps me më të mirët

Zbardhen formacionet titullare të ndeshjes së fundit çerekfinale të “Katar 2022”, Angli – Francë.

Si Gareth Southgate ashtu edhe Didier Deschamps nuk kanë bërë ndryshime krahasuar me sfidat e fazës së 1/8-ave.

Phil Foden do të luajë nga minuta e parë te “Tre Luanët”, sikurse në ndeshjen me Senegalin, ndërsa te Franca i beson “tredhëmbëshit” Mbappe-Giroud-Dembele, me Griezmann me të tërhequr në mesfushë.

Anglia dhe Franca kërkojnë gjysmëfinalen

Anglia dhe Franca do të përballen në çerekfinale për biletën e fundit që dërgon në mesin e katër më të mirave.

Kroacia, Argjentina dhe Maroku kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Anglezët vijnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj bindëse ndaj Senegalit me rezultat 3-0.

Në anën tjetër Franca fitoi ndaj Polonisë me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Gareth Southgate për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Harry Kane në sulm, i cili do të përkrahet nga Bukayo Saka dhe Phil Foden.

Në anën tjetër Didier Deschamps i ka besuar Olivier Giroudit, i cili do të jetë në krahë me Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Anglia:  Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernández; Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Giroud, Mbappe.

Franca sfidon Anglinë

Pas rreth një ore në stadiumin “Al bayt” do të zhvillohet ndeshja e fundit çerek-finale, mes Anglisë dhe Francës.

Tekniku Southgate ka zgjedhur po të njëjtin formacion si ndeshjen e fundit, ndaj Senegalit, atë 4-3-3.

Në portë do vendoset Pickford, në mbrojtje Shaë, Magiure, Stones dhe Ëalker. Mesfusha me tre do të përbëhet nga Rice, Henderson dhe Bellingham, ndërsa sulmi i “tre luanëve” do mbushet me Saka, Foden dhe Kane në krye.

Në anën tjetër, tekniku Didier Deschamps ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1.

Në portë është vendosur Lloris, në mbrojtje Kounde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandez. Para tyre do të vendosen Rabiot dhe Tchouameni, ndërsa më ofensivë do të jenë Mbappe, Griezmann dhe Dembele. Ndërkaq, i vetëm në sulm do të jetë Olivier Giroud.

Ndërkaq, fituesi i kësaj përballjeje do të gjejë Marokun në gjysmë-finalen e “Katar 2022”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat