Në emisionin “Pa censurë” në një media serbe me temën “Shqiponjat fluturojnë poshtë” gazetari dhe komentatori sportiv serb (i futbollit), Millojko Pantiq, mes tjerash ka folur edhe për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
Sipas tij organizator është pushteti në Beograd dhe jo shqiptarët e Kosovës kundër serbëve.
Pantiq sërish e godet me 'shuplakë' politikën shoveniste të Serbisë.
“Të vetëdijesohemi se kinse të gjithë i urrejnë serbët, se serbët janë të rrezikuar në çdo vend të ish-republikave ish jugosllave në Kroaci, BeH, Mal të Zi, e sidomos në Kosovë.
Ja dhe tani edhe kur po flasim në Kosovë është dramë, të cilin po e organizon pushteti në Serbi dhe jo shqiptarët në Kosovë kundër serbëve”, deklaroi komentatori serb.