Gazetari i njohur provokon keq Messin

Futboll

Gazetari i njohur provokon keq Messin

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 22:19
Ilustrim

Argjentina arriti të marrë kupën e Botës pas një “lufte” me Francën në stadiumin “Lusail”. Koha e rregullt u mbyll 2-2, gjatë kohës shtesë të dyja ekipet shënuan edhe një gol, ndërsa finalja u vendos nga penalltitë.

Por kur rezultati ishte 2-0 në favor të Argjentinës, Piers Morgan  i cili njihet si një tifoz dhe mik i Cristiano Ronaldos bëri një postim në Twitter. Gazetari i njohur provokon keq Messin

“Nuk ishte një virus, skuadra franceze është helmuar qëllimisht”, shkruajti gazetari dhe moderatori i njohur anglez.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke e quajtur të turpshme deklaratën e tij, të cilën e kanë lidhur me dëshirën e hapur që Mesi të mos e fitonte Kupën e Botës, për shkak të raporteve që ka me Ronaldon. Shumë prej tifozëve kanë publikuar fotografi të CR7 duke qarë teksa e ngacmonin Morganin: ‘Kështu mendojnë tifozët tipikë të Ronaldos, iluzion”.

Por moderatori nuk u ndal me kaq, dhe pas triumfit të Mesit në Botëror, shkruajti: “Po, pajtohem se kjo e zgjidh debatin njëherë e përgjithmonë… Cristiano Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat