Renditja e re e UEFA-s/Drita më e mira nga Superliga, Shkëndija klubi më i mirë shqiptar

Futboll

Renditja e re e UEFA-s/Drita më e mira nga Superliga, Shkëndija klubi më i mirë shqiptar

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 13:04
UEFA

Shtëpia futbollit evropian, UEFA ka bërë publike ranglistën e re të klubeve që janë pjesë e garave evropiane, duke bërë kalkulimin në bazë të paraqitjeve përgjatë pesë sezoneve të fundit.

Nga Superliga e Kosovës, klubi më i dalluar është Drita që zë vendin e 199 me 6,500 pikë.

Ndërkaq, kampioni i Kosovës, Ballkani renditet në vendin e 334 me 3,000 pikë, kurse mbi të është Prishtina në vendin e 304 me 4,000 pikë.

Llapi zë vendin e 370 me 2,000 pikë, sikurse Gjilani që zë vendin e 371, kurse Feronikeli renditet i 372-ti me 1,500 pikë.

Ndërkaq, klubi më i suksesshëm shqiptar është Shkëndija, i cili radhitet në vendin e 151 nga 423 klube, duke arkëtuar plot 9,500 pikë.

Shkëndija përveç që e kryeson listën si skuadra më e suksesshme nga Maqedonia e Veriut, gjithashtu është skuadra më e suksesshme nga të gjitha klubet shqiptare, përfshirë këtu Superligën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Më poshtë mund ta gjeni renditjen e klubeve shqiptare në ranglistën e UEFA-s.

Superliga e Kosovës

199 – Drita (6,500 pikë)

304 – Prishtina (4,000 pikë)

334 – Ballkani (3,000 pikë)

370 – Llapi (2,000 pikë)

371 – Gjilani (2,000 pikë)

372 – Feronikeli (1,500 pikë)

Superliga e Shqipërisë

174 – Laçi (7,500 pikë)

254 – Partizani (5,000 pikë)

280 – Teuta (4,500 pikë)

282 – Kukësi (4,500 pikë)

298 – Tirana (4,000 pikë)

338 – Vllaznia (3,000 pikë)

411 – Luftëtari (1,000 pikë)

Superliga e Maqedonisë së Veriut

151 – Shkëndija (9,500 pikë)

185 – Shkupi (7,000 pikë)

356 – Makedonija (2,500 pikë)

361 – Sileks (2,500 pikë)

382 – Akademija Pandev (2,000 pikë)

409 – Renova (1,500 pikë)

417 – Struga (1,000 pikë)

418 – Vardar (1,000 pikë)

418 – Rabotnicki (1,000 pikë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat