Gattuso e zbulon emrin e futbollistit që i mori vëmendjen në Botëror

Futboll

Gattuso e zbulon emrin e futbollistit që i mori vëmendjen në Botëror

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 00:06
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka thënë se në Kupën e Botës “Katar 2022” ishte një futbollistë që luajti si ai dikur.

Trajneri italian tha se marokeni, Sofyan Amrabat, ishte futbollisti që i ngjasoi me veten e tij.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kam parë një lojtar si unë, por e kam parë në Kupën e Botës; Amrabat”, tha ai në një intervistë për “AS”

“Më ka prekur shumë. Më ngjante kur luaja në moshën 27-vjeçare”, shtoi ish-mesfushori i Milanit.

Duke folur edhe për jetën si futbollist, 44-vjeçari krahasoi të kaluarën e tij në fushë dhe të tashmen e tij në stol si trajner.

“Jeta e lojtarit është më e mirë. Më duhet të falënderoj gruan që nuk e di si mund të rrijë me mua. Është e vështirë, filloj në ora 8:30 dhe shkoj në shtëpi në 19:00”, deklaroi Gattuso.

Gennaro Gattuso nga viti i kaluar është trajner i Valencias. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Napolin, Milanin, Pisan, Creten dhe Palermon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat