Milan dhe Maldini po shqyrtojnë me kujdes tregun

Futboll

Milan dhe Maldini po shqyrtojnë me kujdes tregun

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Maldini

Afati kalimtrar Merkato është kryefjala e momentit, ndërsa Milan dhe Maldini po shqyrtojnë me kujdes tregun dhe po përgatisin terrenin për merkaton e verës.

Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Maldini ka bërë gati listën dhe kampionët e Italisë do synojnë njërin nga, David, Kolo Muani apo Okafor.

Jonathan David i Lille shihet potencialisht si objektivi që mund të realizohet, kjo për faktin se Lille dhe Milan i kanë  marrëdhëniet shumë të mira.

Noah Okafor (Salzburg) gjithashtu shihet si një objektiv i mundshëm pasi palët kanë kontaktuar, nisur edhe nga takimi i klubeve në Champions League.

Ai cili, ndoshta për momentin konsiderohet pothuajse mision i pamundur është Randal Kolo Muani. Sulmuesi i Frankfurt tregoi një formë të mirë në Katar dhe për të interesohen disa skuadra dhe kjo mund të komplikojë situatën e kuqezinjve.

Gjithsesi, mediet italiane bëjnë me dije se Maldini do të ndërhyjë me patjetër në merkato, pasi Milan ka nevojë për një sulmues që premton gola dhe energji të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat