Ancelotti: Nuk do të më dalë kurrë nga goja se...

Futboll

Ancelotti: Nuk do të më dalë kurrë nga goja se...

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Ancelotti: Nuk do të më dalë kurrë nga goja se...

Pas një muaji e gjysmë pauze për shkak të Kupës së Botës, Carlo Ancelotti u ul sërish në sallën e shtypit të ‘Valdebebas’ për të analizuar lajmet më të fundit mbi ekipin e tij. E ka bërë në prag të duelit ndaj Valladolidit, në të cilin ka paralajmëruar se do të luajnë ata që janë stërvitur më gjatë.

Benzema – “Ai u kthye pas 10 ditësh pushime, ishte mjaft mirë. Ai punoi me ekipin dhe në miqësore luajti gjysmë ore e 45 minuta. Mendoj se do të tregojë të gjithë cilësitë e tij”.

Situata e skuadrës – “Jemi mirë. E kemi rikuperuar Benzema, i cili është i rëndësishëm për ne. Edhe ata që kanë bërë pushime janë rikthyer mirë, megjithëse do t’iu jap përparësi lojtarëve që kanë qenë këtu”.

Ancelotti dhe kombëtarja braziliane – “Nuk e di nëse janë të interesuar, nuk më kanë telefonuar. Nëse janë, unë e vlerësoj. Situata ime është e qartë: Jam ende këtu, nuk do t’i them kurrë Real Madridit se kjo aventurë ka mbaruar”.

Hazard – “E shoh mirë, është stërvitur rregullisht. E shoh më mirë se para Kupës së Botës. Ai ka bërë një punë të mirë dhe do ta përdor të gjithë skuadrën”.

Vështirësia pas Kupës së Botës – “Vlerësimi i asaj që do të ndodhë është shumë i ndërlikuar, është një kalendar që kërkon shumë energji. Kemi Superkupën e Spanjës dhe Botërorin për Klube. Deri në mars kemi shumë ndeshje, ndaj duhet të bëjmë një vlerësim personal të lojtarit. Duhet t’i vendosim në kushte të mira lojtarët. Ata duhej të pushonin, tani nuk ka më ditë pushimi. Deri më 19 shkurt do të luajmë çdo tri ditë”.

Koha shtesë në Kupën e Botës – “Nuk e di se si u bë, por besoj se në fund, herët a vonë, futbolli do të shkojë te koha efektive”.

A ka vdekur “tiki-taka” – “Jooo. Prekja është shumë e rëndësishme në futboll, por është e rëndësishme të bësh gjëra të tjera për t’i fituar ndeshjet. Ndonjëherë nuk mund ta fitosh lojën vetëm me prekje, duhet të kundërsulmosh ose diçka tjetër…”

Përforcimet – “Merkato në hytje është e mbyllur, sepse kemi një skuadër të shkëlqyer. Nuk di për largimet, sepse ndoshta disa lojtarë që luajnë më pak duan të largohen. Për sa i përket dhjetorit 2022, mendoj se jemi më mirë. Duam ta përmirësojmë atë që bëmë vitin e kaluar”.

Si u kthye Benzema në Madrid – “Te ne është kthyer një lojtar shumë i motivuar. Jemi të bindur se në pjesën e dytë të sezonit do të bëjë shumë për Real Madridin”.

Golat e pësuar – “Nuk është problemi i Courtois, është problemi i të gjithëve. Në pjesën e dytë të sezonit është e nevojshme të mbrohemi më mirë”.

Endrick – “Ai është një lojtar i madh, një talent i madh. Klubi ka arritur një marrëveshje me familjen për vitin 2024 dhe ky është lajm i mirë”.

Messi, më i miri në histori – “Vështirë të thuhet, nuk e di nëse është më i miri në histori. Nuk është e drejtë të flitet kështu, sepse çdo epokë ka lojtarë shumë të mirë. ‘Messi është më i miri në histori’ nuk do të dalë nga goja ime. Kam shijuar shumë lojtarë të mirë… Kam stërvitur “Topa të Artë” çdo ditë. Pastaj kam parë Cruyff dhe Maradona duke luajtur…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat