Gjyqtari i fal të kuqin pas një faulli të rëndë

Futboll

Gjyqtari i fal të kuqin pas një faulli të rëndë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 18:31
Gjyqtari i fal të kuqin pas një faulli të rëndë

Erling Haland po bën rolin e protagonistit kryesor në ecurinë e Mançester Siti në këtë sezon, duke shënuar ndeshje pas ndeshje me skuadrën e Pep Guardiolës.

Por gëzimit të golit në ndeshjen e fundit ndaj Evertonit më 31 dhjetor, ai mund t’i kishte shtuar edhe një karton të kuq.

Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e tij e ashpër ndaj Vitali Mykolenko duke tentuar që t’i heqë topin, e bëri atë protagonist në rrjetet sociale me protestat e tifozëve që nuk kuptonin se pse norvegjezi ishte ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.

Shumë prej tyre argumentonin se forca dhe shpejtësia me të cilën ai godiste nga mbrapa kundërshtarin, e bënte këtë një karton të kuq të qartë dhe se gjyqtari e kishte falur në këtë rast futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat