Reali nuk planifikon të paguajë çmimin e kërkuar për Bellinghamin

Futboll

Reali nuk planifikon të paguajë çmimin e kërkuar për Bellinghamin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 10:06
Bellingham

Jude Bellingham vazhdon të jetë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Real Madridi është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për mesfushorin, i cili gjithashtu besohet se e preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Por, çmimi i vendosur nga Borussia Dortmundi mund të detyrojë klubin spanjoll që të heq dorë nga Bellingham.

Sipas “Marca”, Real Madridi nuk e ka ndërmend të shpenzojë më shumë se 110 milionë euro për 19-vjeçarin.

Ndërkohë, klubi gjerman besohet se po kërkon së paku 150 milionë për shitjen e reprezentuesit të Anglisë.

Manchester City dhe Liverpooli janë dy klubet tjera të interesuara për ish-futbollistin e Birminghan City.

Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat