Një rrufe në qiell të hapur. Gjatë pushimit të MLS, një lajm dramatik tronditi të gjithë lëvizjen e futbollit të Amerikës së Veriut. Ish-mesfushori japonez i Torontos dhe LA Galaxy, Tsubasa Endoh po lufton me leuçeminë akute. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi kanadez përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale.
Toronto, skuadra në të cilën luan edhe Lorenzo Insigne, u mobilizua menjëherë me mbledhje fondesh për të ndihmuar 29-vjeçarin të mbulonte shpenzimet mjekësore. Presidenti i klubit kanadez, Manning dhe disa lojtarë të të njëjtit ekip së bashku me ata të klubeve të tjera kanë bërë tashmë donacionin e tyre për të ndihmuar Endoh.
“Isha vërtet i tronditur në fillim, m’u duk vërtet e vështirë ta pranoja të gjithë situatën. Do të jetë një udhëtim ferri dhe padyshim që është periudha më e vështirë e jetës sime, por unë jam i vendosur të luftoj dhe të kthehem më i fortë se ndonjëherë”. Me këtë mesazh, lajmin e ka konfirmuar vetë Endoh përmes një postimi të publikuar në kanalet e tij sociale.
Ai mbërriti te Toronto më 2016. Endoh luajti në Kanada për gjashtë sezone, duke shënuar 10 gola në 80 paraqitje në të gjitha garat. Pas përfundimit të kontratës, në vitin 2022, ai nënshkroi një kontratë gjashtëmujore me Melbourne FC, në Australi, përpara se të kthehej në MLS gushtin e kaluar për të veshur fanellën e skuadrës rezervë të LA Galaxy.
Pak javë më parë, japonezi i lindur në vitin 1993 zbuloi se kishte leuçemi limfocitare akute, e cila është një sëmundje që prek gjakun dhe palcën e eshtrave. Pasi përjetoi disa simptoma, futbollisti iu nënshtrua disa analizave të gjakut mes Los Anxhelosit dhe Japonisë, nga të cilat doli sëmundja.
Endoh filloi menjëherë një cikël të gjatë kimioterapie dhe mund të bëjë transplant të palcës kockore në muajt e ardhshëm. Lajmi tronditi Toronton, klub i cili u mblodh menjëherë për të ndihmuar 29-vjeçaren të mposhtte sëmundjen.