KF Besa nga Dobërdolli ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë me përgatitje për sezonin pranveror.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të KF Besa, futbollistët fazën e parë përgatitore do ta zhvillojnë në Maqedoni, kurse fazën kryesore në Alania të Turqisë.
"Fazën e parë të pregaditjeve klubi jonë do ti zhvillojë në vendin tonë ku do të luhet edhe nje ndeshje miqësore.
Në fazën e dytë do ta zhvillojë në qytetin e Lanyas në Turqi, ku edhe do te luhen disa ndeshje miqësore, kurse fazen e tret-perfundimtare para fillimit të gjysem sezonit perseri do ta zhvillojm ne vendin tonë", njofton Besa.