Juventusi i frikësohet Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit

Futboll

Juventusi i frikësohet Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit

Më: 11 janar 2023 Në ora: 17:49
Rabiot

Juventusi janë gati që të hapin diskutimet me Adrien Rabiot por ata e dinë se oferta nga skuadrat e Premier Ligës do ta joshin francezin që të largohet nga Allianz Stadium

Kontrata e Rabiot përfundon në fund të sezonit dhe sipas Calciomercato.com, drejtorët e Zonjës së Vjetër janë gati ta takojnë Veronique Rabiot, nënën dhe agjenten e mesfushorit francez.

Juventusi pritet që t’i ofrojë të njëjtën pagë atij, rreth shtatë milionë euro në sezon plus bonuset me bonuset që do ia paguanin atij momentin që Rabiot nënshkruan kontratën e tij të re.

Bardhezinjtë duhet të operojnë me një buxhet të reduktuar, sidomos pasi bordi i vjetër i drejtorëve kanë dhënë dorëheqje në nëntor. Bordi i ri do të mblidhet më 18 janar dhe do të udhëhiqet nga Presidenti i ri, Gianluca Ferrero.

Sipas raportit, mesfushori dëshiron së paku 10 milionë euro në sezon plus bonuse të tjera të shtrenjtë. Skuadrat e Premier Ligës si: Arsenal, Chelsea, Liverpool madje edhe Manchester City janë të hapur për t’i plotësuar kërkesat e tij.

Edhe pse Rabiot do të dëgjojë ofertën e Juventusit, nuk duket se do të këtë joshje për t’i refuzuar ofertat e mëdha të Premier Ligës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat