Josa tregon bisedën me lojtarët pas fitores me Partizanin

Futboll

Josa tregon bisedën me lojtarët pas fitores me Partizanin

Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:24
Josa

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, e sheh fitoren ndaj Partizanit si një sinjal pozitiv. Por ai bëri të qartë se të gjithë duhej të ishin të ndërgjegjshëm që ekipi kishte vështirësi që të bënin një seri fitoresh.

“Jam i kënaqur për fitoren, lojtarët po më përgjigjen pavarësisht problemeve që kemi pasur. Është shumë e rëndësishme të fitosh në transfertë përballë Partizanit kryesues. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por duhet të finalizonim. Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur me 20 minutat e para, pasi humbëm shumë lehtë topin. Por më pëlqeu reagimi i lojtarëve, që pas pësimit të golit.

Vllaznia e vërtetë pa oshilacione? Të gjithë duam vazhdimësi në rezultate. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi pasur probleme me dëmtimet dhe kemi pasur oshilacione. Nuk u zgjidhën problemet pas kësaj fitoreje. Duam disa fitore rresht, është shumë e vështirë për t’u arritur

Unë me lojtarët kam diskutuar të njëjtën gjë dhe e bisedova në dhomat e zhveshjeve. “Festoni nja 10 minuta por keni punë përsëri”. Qëndrimi karshi të gjitha hallkave që përbëjnë skuadrën, duhet të jetë i njëjtë, në fitore apo humbje. Duhet të kemi parasysh që edhe skuadrat e tjera luajnë futboll.

Çoba? Bëri golin por harruat që humbi 5 herë topin!”, tha Josa në fund të sfidës për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat