Messi i tha “jo” Al Hilal-it, le të jenë edhe 300 milionë euro!

Futboll

Messi i tha “jo” Al Hilal-it, le të jenë edhe 300 milionë euro!

Më: 14 janar 2023 Në ora: 11:25
Messi

Lionel Messi nuk do të shkojë në Arabinë Saudite si Cristiano Ronaldo.

Ai shumë lehtë vendosi të refuzojë ofertën e pabesueshme të Al Hilal me vlerë 300 milionë euro në sezon.

Al-Nasr e bindi një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldon, të transferohej në Arabinë Saudite dhe të luante në ligë për 200 milionë euro, kurse edhe një tjetër gjigant nga Arabia Saudite, Al Hilal, provoi të njëjtën gjë me Lionel Messin.

Klubi nga Arabia Saudite i ofroi lojtarit më të mirë të Botërorit të Katarit 300.000.000 euro astronomike dhe donte ta bënte argjentinasin sportistin më të pasur në histori, por nuk mjaftuan.

Messi mendoi shkurt dhe hoqi dorë nga transferimi në Arabinë Saudite. Futbollisti i Paris Saint-Germain padyshim që po qëndron në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat