Futbollistët e rinj kroatë me këngë për serbët: “Vritni serbët”

Futboll

Futbollistët e rinj kroatë me këngë për serbët: “Vritni serbët”

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:29
Disa futbollistë të rinj kroatë filluan të këndojnë këngë kundër serbëve.

Në një turne futbolli në Ballkan, futbollistët e rinj kroatë thurën disa vargje për ata serbë. Ata dëgjohen duke brohoritur: "Vritni serbët". Më pas situata përshkallëzohet plotësisht.

Turnetë e futbollit duhet të bëjnë një gjë mbi të gjitha, argëtimin. Fëmijët mund të shfryhen nga nervoza, të shënojnë gola, të festojnë fitore së bashku, apo edhe të mërziten nga disfatat.

Një turne në Ilidza, në periferi të Sarajevës, ishte krejtësisht ndryshe në fundjavë. Disa futbollistë të rinj kroatë filluan të këndojnë këngë kundër serbëve.

Në turneun e të rinjve me qindra skuadra pjesëmarrëse, ekipet nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja ishin ndër startuesit.

Teksa një klub kroat po luante kundër një skuadre serbe, fëmijët nga jashtë fushës bërtisnin "Vritini serbët".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat