De Zerbi flet për interesimin e Chelseat në Caicedon: Shpresoj që ta përfundojë sezonin me ne

Futboll

De Zerbi flet për interesimin e Chelseat në Caicedon: Shpresoj që ta përfundojë sezonin me ne

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:07
De Zerbi

Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi ka folur për interesimin e Chelseat në mesfushorin Moises Caicedo.

Spekulohet se Chelsea nuk do të ndalet me transferime, dhe se në plane e ka përforcimin e mesfushës me Caicedon.

De Zerbi e komentoi këtë situatë duke thënë se shpreson që Caicedo do ta mbyll sezonin te skuadra e Brightonit.

“Unë shpresoj që ai ta përfundojë sezonin me ne, por është gjithmonë e vështirë që të jesh i sigurt. Zgjidhja më e mirë është që ai të përfundojë sezonin me ne dhe për të, në verë, është më mirë atëherë nëse ai ndërron ekip”, tha De Zerbi.

Përveç Chelseat, edhe Liverpooli ka shprehure interesim serioz në shërbimet e Caicedos, të cilin Brightoni e vlerëson afro 70 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat