Kush i tha që të jap dorëheqje Agron Selmanit dhe cila ishte kërkesa e Xhevat Rushitit drejtuar Lulzim Abazit?

Futboll

Kush i tha që të jap dorëheqje Agron Selmanit dhe cila ishte kërkesa e Xhevat Rushitit drejtuar Lulzim Abazit?

Nga: K. G. Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:10
Agron Selmani

Klubi i futbollit Ferizaj është ballafaquar me probleme dhe më së miri e fakton edhe Agron Selmani, ish drejtor sportiv i klubit.

Selmani e sqaron opinionin se kush ia kërkoi dorëheqjen dhe cila ishte kërkesa e Xhevat Rushitit drejtuar Lulzim Abazit.

“Për ta mbyllur këtë temë që ende po merr kohën e opinionit!

Image

Shkresat e Selmanit

FC Ferizaj është një klub rëndësishëm i qytetit të Ferizajt ndërsa aksionarët e klubit janë pjesa më e rëndësishme dhe më vitale për funksionimin e klubit.

Ndryshimet në shtabin teknik për kohën sa unë isha në klub në cilësinë e drejtorit sportiv ishin kërkesë konkrete e aksionarëve dhe bordit të klubit  të përcjellura tek unë dhe shtabi teknik nga kryetari  klubit Z. Lulzim Abazi  dhe anëtari i bordit të klubit Z Nehat Thaqi.

Paraprakisht, kryetari i klubit Z. Lulzim Abazi ka marr një kërkesë konkrete nga nënkryetari i klubit Z. Xhevat Rushiti se nëse nuk ndërhyhet me ndryshime në shtab teknik atëherë ai do të ndërprej njëanshëm dhe menjëherë kontributin financiar në klub.

Kryetari i klubit pas ndeshjes me FC Gjilanin ka kërkuar dhe ka aprovuar dorëheqjen  e trajnerit Arbnor Morina, duke e lënë të hapur mundësinë që në një të ardhme të afërt angazhimin e Morinës prapë në klub!.

Po ashtu anëtari i bordit të klubit Z. Nehat Thaqi ka kërkuar dorëheqjen time të cilën e kam ofruar dhe të njëjtën e ka miratuar kryetari i klubit Z. Lulzim Abazi. 

Për nga forma e interpretimit mendoj se gjithçka ka qenë e kordinuar, kurse për ndryshimet në klub mendoj se janë të mira dhe kontribojnë në të mirën e klubit dhe kjo mbetet të shihet!

Arbnorin, e falënderoj për anën mbrojtëse të tij kundrejt pozicionit tim si drejtor sportiv kjo në ditën e dorëheqjeve të kërkuar nga kryetari dhe anëtari i bordit të klubit”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat