Fernandez mbetet te Benfica, por me një kusht

Futboll

Fernandez mbetet te Benfica, por me një kusht

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:25
Enzo Fernandez

Situata e Enzo Fernandez te Benfica duket se ka marrë një kthesë të re. Gazeta “Record” thekson se argjentinasi ka ndryshuar pozicion dhe nuk po kërkon largimin te Chelsea në këtë merkato dimërore.

Në këmbim të qëndrimit deri në fund të sezonit, ai kërkon që klubi portugez t’i paguajë një bonus besnikërie prej dy milionë eurosh.

Marrëveshja mes Chelsea-t dhe Enzo Fernandez dukej e mbyllur dhe klubi anglez ishte i gatshëm të paguante shumën 120 milionë euro të klauzolës së ndërprerjes së kontratës, por kishte si kusht shlyerjen me tri këste, diçka që Benfica e refuzoi, pasi  e synonte të gjithë shumën “cash”.

Chelsea nuk u dorëzua dhe u rikthye për të bërë një ofensivë të re për argjentinasin, duke ulur shumën financiare, por duke futur lojtarë të tjerë në operacion. Benfica qëndroi e vendosur dhe vazhdoi të kërkonte klauzolën dhe me një pagesë të vetme.

Pozicioni i Benfikës e ka detyruar Enzon të ndryshojë qëndrim dhe duket qartë se sezonin aktual do ta mbyllë në ekipin portugez.

Por nuk është i gatshëm të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë prej dy milionë eurosh për të vazhduar të veshë fanellën e skuadrës portugeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat