Futbollisti shqiptar ngre trofe me Fiorentinën në Itali

Futboll

Futbollisti shqiptar ngre trofe me Fiorentinën në Itali

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:48
Futbollisti shqiptar ngre trofe me Fiorentinën

Një tjetër futbollist shqiptar ngriti trofe në Itali.

Bëhet fjalë për Eljon Toçin, i cili fitoi trofeun e Superkupës me ekipin e të rinjve të Fiorentinës.

Talenti kuqezi triumfoi me skuadrën e tij në finalen e luajtur përballë Interit, me rezultatin 2-1.

Në fundin e ndeshjes ishte pikërisht Eljon Toçi ai që ngriti trofeun, duke qenë se mban edhe shiritin e kapitenit te Fiorentina.

Talenti dibran, vetëm 20 vjeçar, eshte rritur në Trentino Alto Adige dhe para Fiorentinës ka qenë i angazhuar me Sudtirol, ekip që vitin e kaluar ndodhej në Serie C dhe sot është surpriza e Serie B.

Pikërisht një vit parë, më 19 janar, shqiptari realizoi endurën e debutimit tek profesionistët, në ndeshjen kundër Riminit.

Tashme kalimi i këtij viti tek Fiorentina, edhe pse ende tek ekipi i të rinjve, shihet  si rruga e duhur për të ngjitur shkallët e karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat