Kanë mbetur edhe disa orë deri në mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së

Futboll

Kanë mbetur edhe disa orë deri në mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:09
Kanë mbetur edhe disa orë deri në mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës do të mbaj kuvendin e jashtëzakonshëm, me vetëm një pikë të Rendit të ditës, Miratimi i Statutit të ri dhe Akteve tjera të nevojshme.

Megjithatë deri më tani për këtë kuvend të jashtëzakonshëm dihet vetëm dita 27 janar dhe asgjë më shumë.

FFK deri më tani nuk ka pasur asnjë lajmërim shtesë për media se në sa ora mbahet kuvendi, ku do të mbahet apo do të kenë qasje mediat në të.

Kuvendi i fundit që është mbajtur nga FFK ka qenë totalisht jo transparent sa i përket mediave, pasi dyert kanë qenë të mbyllur dhe pas përfundimit të atij kuvendi pati polemika të mëdha.

Por përderisa nuk ka ende ndonjë njoftim nga shtëpia më e madhe e futbollit, duket se përsëri kuvendi do të jetë me dyer të mbyllura për mediat.

Urojmë që së paku delegatët që do të marrin pjesë në kuvend ta dinë datën se kur do të mbahet ky kuvend.

Kujtojmë që këtë kuvend e kanë kundërshtuar dhe kanë bërë thirrje që mos të votohet draft statuti nga skuadra e Dritës ku asaj i janë bashkuar edhe ekipe tjera si Prishtina, Trepça ’89 apo Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat