Trajnerin zikaltër e shpëton vetëm kualifikimi në Champions League

Futboll

Trajnerin zikaltër e shpëton vetëm kualifikimi në Champions League

Më: 27 janar 2023 Në ora: 11:41
Simone Inzaghi

E ardhmja e pankinës së Simone Inzaghit është krah për krah me kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pa një renditje në top katërshe, as Superkupa e Italisë dhe as ndonjë sukses në Kupën e Italisë nuk do t’i shpëtojë vendin e punës trajnerit italian.

Sigurisht, ka ndeshjen e Championsit për të luajtur ndaj Portos, por edhe ndonjë çerekfinale e mundshme në këtë kompenticion nuk do të jepte dritën jeshile për të qenë ende trajneri i zikaltërve.

Pra, sipas “Gazzetta dello Sport”, Inzaghi duhet t’i sigurojë Interit kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, në të kundërt, ai duhet të paketojë valixhet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat