Tuttosport ngre alarmin, Juventus rrezikon të shkojë në -30 pikë

Futboll

Tuttosport ngre alarmin, Juventus rrezikon të shkojë në -30 pikë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:42
Tuttosport ngre alarmin

Juventus mbetet një temë e hapur diskutimi, pasi prokuroria ka kërkuar edhe 40 ditë të tjera kohë për të përfunduar hetimet.

E përditshmja torineze, “Tuttosport”, ngre alarmin pasi dyshohet se dënimi me -15 pikë të hequra, mund të shkojë në dyfishim, pra -30 pikë, gjë e cila do të bënte që bardhezinjtë të përfundonin në zonën e kuqe, atë të rrezikut.

Duket se Juventus ndodhet në probleme të mëdha, edhe pse në fakt kreu i ri i klubit ka bërë të ditur disa ditë më parë se ai do të merret me këtë çështje.

Titulli i faqes së parë nga “Tuttosport” ishte: “Dëshirojnë ta dërgojnë Juven në Serie B?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat