Përfaqësuesi i UEFA-s: Statuti i ri i FFK-së është hartuar mbi modelin e FIFA-s 

Futboll

Përfaqësuesi i UEFA-s: Statuti i ri i FFK-së është hartuar mbi modelin e FIFA-s 

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:45
Luca Nicola

Përfaqësuesi i UEFA-s, Luca Nicola gjatë punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së ka përgëzuar FFK-në për punën e madhe në hartimin e Statutit të ri.

Ai fillimisht para delegatëve ka përcjellë përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë komunitetin e futbollit të Kosovës në emër të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksandër Čeferin dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu si përfaqësues i UEFA-s me të gjithë ju në Kuvendin e sotëm të jashtëzakonshëm.

Ende e mbaj mend në fakt vizitën time të parë në Kosovë në kuadër të misionit të përbashkët vlerësues të UEFA-s dhe FIFA-s që i hapi rrugën pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Është vërtet mbresëlënëse dhe e mahnitshme të shohësh se sa larg ka arritur Federata juaj që atëherë për sa i përket zhvillimit të futbollit, por edhe suksesit sportiv. Kështu që më lejoni t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për të gjithë ju për këto arritjet”, ka thënë Nicola.

Ai tutje ka folur për punën e mirë që është bërë në hartimin e Statutit të ri. “Në UEFA promovojmë dhe inkurajojmë fuqishëm qeverisjen e mirë në 55 fedratat anëtare.

Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj pune është që statutet e federatave anëtare të jenë në një linj me parimet e mirëqeverisjes si: demokracia, transparenca dhe llogaridhënia.

Ne duhet që të krijojmë standardet më të larta të mundshme të mirëqeverisjes dhe institucion të besueshëm për të gjithë anëtarët. Në dhjetorin e vitit 2021 e kemi organizuar një workshop në Prishtinë ku kemi filluar diskutimet e para rreth reformave të Statutit, ndruyshimet e të cilit që sot do t’i votoni janë rezultat shkëmbim në mes të UEFA-s, FIFA dhe FFK-së që nga workshopi i parë, e sidomos intensivisht në javët e fundit.

Ky Statut i ri është supozuar që të prezatohet në Kuvendin e zakonshëm të punës më vonë gjatë këtij viti, sidoqoftë për arsye të kërkesës për licencim dhe nevojës që të respektohet ajo është dashur që kjo të bëhet më herët me arsyen që futbolli të ketë një zhvillim të rrjedhshëm dhe procesi i rishikimit të Statutit është dashur të jetë i përshpejtuar.

Draft-Statuti i cili sot prezantohet është i bazuar modelin e FIFA-s dhe ne e kemi përkrahur plotësisht përshtatjen e tij”, ka theksuar tutje Nicola. Ai në fund ka uruar që Kombëtarja e Kosovës të ketë sukses në kualifikimet për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat