Xavi shpreson që Barcelona ta evitojë katastrofën ndaj Gironas

Futboll

Xavi shpreson që Barcelona ta evitojë katastrofën ndaj Gironas

Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:50
Xavi

Xavi beson se do të jetë një "katastrofë" nëse Barcelona nuk e mposht Gironan nesër, pasi ata përpiqen të vazhdojnë garën e tyre drejt titullit të La Ligas.

Një seri prej shtatë fitoresh në tetë ndeshje të ligës i ka vendosur futbollistët e Xavit në krye të tabelës, duke mbajtur një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid që pozicionohet në vendin e dytë.

Xavi shpreson se ekipi i tij mund të marrë tre pikë të tjera mes presionit të një gare për titull, duke u thënë gazetarëve:

"Duhet ta mposhtim Gironan. Kjo është Barça. Ky është ambienti i Barçës, e di shumë mirë. Nëse nesër nuk fitojmë, do të jetë një katastrofë”.

"Përpiquni ta fitoni sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Michel [trajneri i Gironas] ka thënë se ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ne do të dalim me presion sepse duam të fitojmë La Ligan", tha më tej Xavi.

Barcelona i rikthehet aksionit në La Liga nesër, kur e zhvillon ndeshjen si mysafire kundër skuadrës së Gironas me fillim nga ora 16:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat