Doçi dominuese absolute, fiton “Këpucën e Artë” për femra

Futboll

Doçi dominuese absolute, fiton “Këpucën e Artë” për femra

Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:59
Megi Doçi

Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi mori çmimin si golashënuesja më e mirë e futbollit për femra në Shqipëri.

Njëjtë si në sezonin e kaluar Doçi përsëri veten, me një tjetër sezon fantastik jo vetëm në aspektin individual, por edhe në atë ekipor.

Me Vllazninë e saj, Megi Doçi fitoi jo vetëm që kampionatin në Shqipëri, por arriti edhe në grupet e Championa League për femra, ku shënoi edhe golin e vetëm të vajzave kuqeblu, pikërisht ndaj Realit në Madrid.

Doçi është një nga futbollistet më të rëndësishme jo vetë të Vllaznisë, por dhe të Kombëtares së Shqipërisë. Kapitenia kuqezi është e vetmja që në këtë mbrëmje merr dy trofe, teksa është një nga ambasadoret më të mira të futbollit të femrave.

Pas fitimit të çmimit, 26-vjeçarja u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri.

Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat