Formacioni më i mirë në Shqipëri, nga Bekaj te Skuka

Futboll

Formacioni më i mirë në Shqipëri, nga Bekaj te Skuka

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:14
Formacioni më i mirë në Shqipëri

“Më të Mirët 2022”, mbrëmja gala që organizon FSHF dhe Digitalb, që po transmetohet në SportNews, ka nderuar 11 futbollistët më të mirë për vitin e kaluar në Abissnet Superiore.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga gazetarët sportivë dhe analistët e emisioneve sportive në vend.

Në formacionin më të mirë dominojnë Tirana kampione e Partizani me nga katër. Më pas Vllaznia, fituese e Kupës, me dy e nënkampionët e Laçit me kapitenin.

Visar Bekaj u zgjodh portieri më i mirë. Në mbrojtje janë shkodranët Enis Hakaj e Erdenis Gurishta nga krahët, dhe kryeqytetasit Eneo Bitri dhe Filip Najdovski në qendër.

Më pas Massanga Matodo e Arinaldo Rrapaj të Partizanit, bashkë me Mentor Mazrekajn e Laçit. Ndërkohë, Xhuliano Skuka formon treshen ofensive bashkë me dy ish-bardheblutë Redon Xhixha e Taulant Seferi.

Katër lojtarë të formacionit më të mirë janë larguar nga Superiorja: Seferi në Ukrainë (Vorskla), Skuka në Francë (Metz), Xhixha në Azerbajxhan (Qarabag) e Bitri në Çeki (Banik Ostrava).

“Kur isha një holl pashë disa lojtarë të viteve ‘80 dhe m’u rrëqeth mishi. Jam rritur me emra të mëdhenj.

Takova shokët dhe lojtarët e rinj. Shpresoj të vazhdojnë kështu. Kemi dhe një stadium perfekt, stadiumi na zbukuron dhe qytetin”, u shpreh Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares.

Më pas një batutë: “Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother-it".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat