E konfirmon edhe Allegri, McKennie një hap larg kalimit në Premier Ligë

Futboll

E konfirmon edhe Allegri, McKennie një hap larg kalimit në Premier Ligë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:04
Weston McKennie

Mesfushori amerikan, Weston McKennie është vetëm një hap larg kalimit në Premier Ligë.

Marrëveshja mes Juventusit dhe Leeds United në formë huazimi tani është në fazën finale që të kompletohet.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

“Ka një marrëveshje të gatshme mes klubeve për ta shitur McKennien. Ai nuk do të jetë i gatshëm nesër”, tha Allegri.

McKennie kalon te Leeds United në formë huazimi, me të drejtë blerjeje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat