Shqiptarët protagonistë në sfidën e kampionatit zviceran, mes Baselit dhe Luzernit.
Futbollisti Ardon Jashari shënoi dhe Ismajl Beka asistoi për Luzernin dhe Andi Zeqiri realizoi për Baselin.
Luzerni ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Baselit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob - Park” në Basel.
Beka ka asistuar në golin e parë të Luzernit.
Jashari shokon Baselinm duke kaluar në epërsi me 1:2 Luzernin në minutën e 74-të.
Jashari është anëtar i kombëtares së Zvicrës.
Shënues: 1:0 Amdouni (17’), 1:1 Schürpf (60’), 1:2 Jashari (74’), 2:2 Zeqiri (78’), 2:3 Kimpioka (89’).
Andi Zeqiri u aktivizua në minutën e 61-të për Baselin dhe Lorik Emini në atë të 74-tën për Luzernin.
Pas javës së 18-të, Luzern renditet në vend të 5-të me 24 pikë dhe Baseli është i gjashti me 22.