​Zaniolo sulmohet nga tifozët pranë shtëpisë së tij, reagon policia

Futboll

​Zaniolo sulmohet nga tifozët pranë shtëpisë së tij, reagon policia

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:10
​Zaniolo

Situata në Romë për Nicolò Zaniolo po bëhet e paqëndrueshme pasi lojtari po e kërkon me ngulm largimin nga Roma.

Kjo ka bërë që tifozët e kësaj skuadre të irritohen duke reaguar kundër tij në forma të ndryshme. Fillimisht u shfaqën pankarta me ftesën për t'u larguar, më pas, mbrëmjen e djeshme, pas disfatës së “Giallorossëve” ndaj Napolit, një grup ultras u mblodhën në shtëpinë e lojtarit në Casal Polacco, përcjellë KosovaPress.

Aty filluan fyerjet e mëdha ndaj tij dhe në ato momente lojtari provoi t’i shmanget turmës të cilët filluan t’i ofrohen.

Zaniolo i frikësuar kërkoi ndihmën e policisë që ndërhyri me patrullë. Në vend ka qenë edhe babai i lojtarit i cili ka tentuar të qetësojë të riun, ndërsa nëna dhe motra e tij kanë reaguar ashpër ndaj gjithçkaje që ndodhi në reagimet e tyre në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat