Rifillon kampionati, emocione dhe garë e fortë në tre zona ku luhet futboll

Futboll

Rifillon kampionati, emocione dhe garë e fortë në tre zona ku luhet futboll

Më: 31 janar 2023 Në ora: 17:01
Rifillon kampionati, emocione dhe garë e fortë në tre zona ku luhet futboll

Kampionati i futbollit amator 5×5 ka rifilluar aktivitetin në Tiranë, Durrës, Elbasan e Rrogozhinë përgjatë javës që lamë pas, pas shkëputjes për shkak të pushimeve dimërore, duke rikthyer emocionet dhe garën për pjesëmarrësit e shumtë.

I organizuar në shtatë zona në kryeqytet, ky kampionat vijon të sjellë surpriza dhe ndeshje mjaft interesante, duke e bërë më tërheqës për të gjitha ekipet që marrin pjesë.

Në grupin B në Tiranë, Ritello e Allias janë në krye të renditjes me 18 pikë secila, teksa këtë javë kanë siguruar fitoret e radhës ndaj kundërshtarëve respektivë.

Në grupin C, Vila L siguroi fitoren e radhës këtë javë, teksa është ndër të vetmet skuadra në të gjitha grupet në zonën e Tiranës që renditet me pikë të plota pas 10 javësh kampionat.

Edhe në grupin D kampionati është shumë interesant deri më tani, teksa dy ekipet pretendente për të fituar këtë grup, Shqiponja dhe Joka Dent 5×5 kanë zhvilluar një garë mjaft interesante. Shqiponjat renditen në krye të tabelës me pikë të plota pas 9 javësh e duke mos njohur asnjë humbje. Sakaq, në grupin E, ATS vijon të kryesojë bindshëm kampionatin me 25 pikë, teksa me nëntë pikë më pak renditet ekipi i Prestige B.  Një garë shumë e fortë po zhvillohet edhe në grupin F, me Prestige MFC që renditet në krye të grupit me 22 pikë, teksa me një pikë më pak në vendin e dytë renditet skuadra e KF Erniku Gs.

Edhe në Durrës ka rinisur sezoni futbollistik pas pauzës dimërore.

Ndeshja më interesante e grupit A ishte ajo mes Kismetit të vendit të parë dhe KS1 të vendit të tretë.

Pretendentët për të fituar grupin, Kismeti nuk e pati shumë të vështirë, duke i mundur kundërshtarët me tripletë.

Edhe në grupin B, skuadra e Art-Inox vijon të mbajë e sigurt kreun e klasifikimit, teksa këtë fundjavë mundi me rezultatin e ngushtë 3-2 Armatën e Veriut, në një ndeshje shumë të fortë e të luftuar.

Ndërkaq, në Elbasan, AMG Plan Studio 5×5 dhe SH.S. Kuqan 5×5 renditen me 15 pikë të plota pas 5 javësh kampionat, duke mos njohur kështu asnjë humbje. Këtë javë do të nisë kampionati 5×5 edhe në Korçë, ku 7 ekipe do të garojnë për t’u shpallur kampionë në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat