Reprezentuesi i Kosovës nënshkruan me Olympiacosin

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës nënshkruan me Olympiacosin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 23:04
Zymer Bytyçi

Zymer Bytyçi ka nënshkruar me Olympiacosin.

Klubi grek ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për blerjen e lojtari nga Kosova që u paraqit për Konyasporin.

Bytyçi këtë sezon me skuadrën turke bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe tre asistime.

26-vjeçari hodhi hapat e tij të parë në futboll në skuadrën norvegjeze Loura, pastaj vazhdoi te Sandnes Ulf, me të cilin nënshkroi një kontratë profesionale në janar të vitit 2012.

Në gusht të të njëjtit vit, ai u transferua në Red Bull Salzburg dhe në mars 2013 u kthye në Sandnes Ulf. Në janar 2015, ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me norvegjez Viking, në të cilën bëri 154 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 30 asistime.

Bytyçi ishte te Konyaspori nga viti 2021, skuadër me të cilën regjistroi në total 83 ndeshje, shënoi 11 gola dhe 15 asistime.

Zymer Bytyçi me Kombëtaren e Kosovës numëron 16 ndeshje, teksa ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat