Ronaldo shpenzon mijëra euro, por ka një problem të papritur

Futboll

Ronaldo shpenzon mijëra euro, por ka një problem të papritur

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 13:37
Ronaldo

Aventura saudite e Kristiano Ronaldos nuk nisi në mënyrën më të mirë. I zbarkuar në Arabi në janar, pas një prezantimi me bujë, miqësores me të gjitha yjet kundër PSZH-së së Leo Messit dhe humbjes në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Al Ittihad, kampioni portugez është ende në vështirësi.

Në veçanti, transmetuesi amerikan “ABC” ka zbuluar se jeta e CR7 në Riad është larg lavdisë evropiane, si dhe mjaft “e trishtueshme”. Pavarësisht qindra, mijëra eurove të shpenzuara për një rezidencë përrallash e më shumë, Ronaldo ka një problem të papritur dhe të ndërlikuar për ta menaxhuar.

Suitat përrallore e marra me qira nga Kristiano Ronaldo për familjen dhe shoqëruesit e tij në Riad është deri tani elementi i vetëm ngushëllues në jetën saudite të portugezit. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit ka marrë me qira 17 apartamente superluksoze në katet e fundit të “Kingdom Center”, një rrokaqiell 267 metra i lartë.

Të gjitha për shumën modeste prej 285. 000 euro në muaj. Nëse dizajni faraonik dhe komoditetet ekskluzive sigurisht që nuk mungojnë, duke pasur parasysh edhe nënshkrimin prej 500 milionë eurosh që klubi i Garcias i ka garantuar, ka probleme të tjera me të cilat përballet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Jeta në Arabi nuk ka absolutisht asnjë lidhje me mënyrën evropiane të jetesës, – shkruan ABC. –

Për shkak të kushteve ekstreme klimatike që ndodhin midis pranverës dhe vjeshtës, përveç praktikave fetare, rutina profesionale zhvillohet këtu pasdite dhe natën, veçanërisht në tregti dhe aktivitete që kërkojnë të kryhen në mjedis ​​të hapur, siç është futboll.

Për Kristianon, i cili e ka kaluar gjithë karrierën e tij në Europë, kjo do të jetë një nga pengesat që do të duhet të kapërcejë në epilogun ekzotik dhe të artë të karrierës së tij”, – përfundon transmetuesi amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat