Fiorentina mposht Torinon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Futboll

Fiorentina mposht Torinon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:39
Fiorentina

Fiorentina arriti të siguronte një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Torinon, në “Artemio Franchi”.

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të nga serbi Luka Joviç.

Torino e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por në të 90-tën mori goditjen e radhës nga Ikone, me një goditje të shpejtë në hyrje të zonës.

Minutat shtesë ishim edhe më emocionuese teksa pas goditjes së traversës nga Kabral, erdhi ngushtimi i diferencën në 2-1 nga Karamoh.

Skuadra “granata” u hodh e tëra në sulm në minutat e mbetura për ta çuar sfidën në shtesë, por nuk ia doli, kështu që festa ishte për skuadrën vjollcë. Vlen të theksohet fakti se në gjysmëfinale Fiorentina do të përballet me fituesen e çiftit Roma-Kremoneze që do të luhet në mbrëmje.

Ndërkohë për sa i përket portierit të Kombëtares, Etrit Berisha, ai nuk ishte i pranishëm as në stolin e rezervave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat