Xavi pas fitores ndaj Betisit: Ishte një ndeshje e shkëlqyer

Futboll

Xavi pas fitores ndaj Betisit: Ishte një ndeshje e shkëlqyer

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:45
Xavi Hernandez

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ai nuk e ka fshehur kënaqësinë për tri pikët, për më shumë që kanë ardhur në një fushë mjaft të vështirë.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.

Ne e dinim se forca e Betisit qëndron te zotërimi i topit, ndaj jemi munduar të mos i lejojmë dhe e kemi bërë mjaft mirë.

Mendoj se këtu e kemi fituar këtë takim.

Në krahasim me dy takimet e fundit, kjo ka qenë një paraqitje shumë më e mirë.

Jemi përmirësuar ndjeshëm dhe kjo më bën të ndihem mirë.

Gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë në kontroll të lojës.

Kjo ishte dhe arsyeja përse bëra pak lëvizje në formacion, skuadra ishte e shkëlqyer, nuk kisha përse të zëvendësoja lojtarët.

Shoh një skuadër të uritur, një skuadër që ka dëshirë për të fituar, që punon e bashkuar.

Me ndeshjen kundër Betisit kemi dhënë sinjale shumë të forta se jemi pretendentë për të fituar titullin në La Liga.

Kjo mund të jetë një nga ndeshjet më të mira të Barcelonës”, tha trajneri Ksavi pas suksesit 1-2 në Sevilje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat