Ernis Topalli ndahet me Prishtinën, firmos me Vjosën

Futboll

Ernis Topalli ndahet me Prishtinën, firmos me Vjosën

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Ernis Topalli

Futbollisti i talentuar, Ernis Topalli, ka firmosur me klubin e Vjosës së Shtimes, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Topalli, prej talenteve më të mëdhenj që ka Ferizaj, ndau rrugët me Prishtinën dhe tani e tutje do të paraqitet në petkun e Vjosës, skuadër që po tregon rezultate të lakmueshme.

“Tre lojtarë i bashkohen KF Vjosës. Festim Haxhiu qendërmbrojtës që vjen nga KF Llapi në Superligën e Kosovës.

Arian Abazi - mesfushori që vjen nga KF Drenica.

Ernis Topalli - sulmuesi anësor që vjen nga FC Prishtina”, njofton FC Vjosa.

Topalli është i lumtur që iu bashku ekipit të Vjosës.

“Dëshiroj të ju njoftoj se kam shkëputur kontratën time me FC Prishtina në mënyrë të dyanshme.

Vitet që kalova në klubin FC Prishtina ishin një eksperiencë  shumë e bukur, duke u nisur që nga kategoria e juniorëve e gjerë në ekipin e parë, ku aty me është dhënë mundësia të debutoj si lojtar profesionist, andaj ju jam mirënjohës të gjithë trajnerëve me te cilët punova dhe klubit për këtë mundësi. 

Që nga sot e tutje jam lojtar i klubit FC Vjosa-Shtime.

Ndihem i kënaqur të jem pjesë e juaja tashmë dhe shpresoj që shëndeti dhe sukseset të na përcjellin në vazhdimësi”, njofton Topalli.

Vjosa renditet në vend të pestë në pjesën vjeshtore në Grupin B, me gjithsejt 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat