Ibra nuk gjendet në listën e Milanit në Champions League

Futboll

Ibra nuk gjendet në listën e Milanit në Champions League

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:44
Ibra

Milani ka publikuar listën e lojtarëve për fazën eliminatore të Champions League dhe në të nuk është Zlatan Ibrahimoviç, i cili është ende i lënduar.

Kuqezinjtë do të takohen me Tottenhamin në fazën e 16-të më mirave, teksa kanë ende probleme të mëdha me lëndime.

Ata shpresonin se Ibrahimovi? do të ishte në gjendje të rikuperohej për gjysmën e dytë të sezonit pas operacionit në gju në maj 2022, por sulmuesi suedez është ende jashtë fushës dhe Milani nuk dëshiron të rrezikojë me të.

Kështu, Ibra do të mungojë në duelet me skuadrën angleze, ndërsa problem akoma më i madh është mungesa e portierit të parë Mike Maignan

. Edhe pse ende besohej se francezi do të rikthehet kundër Spurs, ai nuk është në listën për raundin e parë të fazës eliminatore të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat