Muller zbulon se si reagoi skuadra e Bayernit për kalimin e Sabitzer te United

Futboll

Muller zbulon se si reagoi skuadra e Bayernit për kalimin e Sabitzer te United

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Thomas Muller

Thomas Muller e ka pranuar se skuadra e Bayern Munichut kishte mbetur e habitur me kalimin, në ditën e fundit të merkatos së janarit, të Marcel Sabitzer te Manchester United.

Sabitzer, austriaku i parë që luan për Manchester United, kompletoi një huazim deri në fund të sezonit nga Bayerni, pasi që Ten Hag me çdo kusht kërkonte një zëvendësim për Christian Eriksen, i cili do të mungojë për tre muajt e ardhshëm si pasojë e lëndimit.

Sabitzer nuk ishte i kënaqur me minutazhën e tij te Bayerni, që prej se kaloi në “Allianz Arena” nga RB Leipzigu në verën e vitit 2021.

Edhe pse Muller nuk priste që Sabitzer të largohej, ai beson se kjo lëvizje do t’ia rris gjasat për luajtur më shumë.

“Skuadra ishte e habitur. Ndodhi shumë shpejtë. Jam i lumtur për Sabitzer që ai ka kaluar te United, kështu duke pasur gjasa më shumë për të luajtur aty. Manchesteri është një emër i madh”, tha Muller.

Por, Muller nuk brengoset nëse Sabitzer do të largohet përfundimisht nga Bayerni.

“Ai do të rikthehet në verë. Kapitulli nuk është mbyllur ende”, tha Muller.

Sabitzer do të shpresojë ta bëjë debutimin e tij si lojtar i Manchester United, kur ky i fundit pret në shtëpi skuadrën e Crystal Palace në vikend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat