I merr 800 mijë euro në sezon! Torino largon Etrit Berishën

Futboll

I merr 800 mijë euro në sezon! Torino largon Etrit Berishën

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:30
Berisha

Etrit Berisha mund të thuhet se e ka mbyllur aventurën e tij te Torino.

Portieri shqiptar nuk është në planet e trajnerit dhe klubi po bën gjithçka që lojtari në fjalë të largohet përpara mbylljes së merkatos dimërore edhe në ato pak shtete ku vazhdon të jetë e hapur.

Për këtë arsye pista e Turqisë mbetet si mundësia e vetme, ndërsa u avullua ajo e Southampton.

Berisha paguhet për 800 mijë në sezon te Torino deri në 2024 dhe kjo është një ndër arsyet që klubi do largimin e tij.

Italianët po kërkojnë që të gjejnë një marrëveshje në Turqi për huazimin e Berishës për gjysmën e sezonit dhe më pas për blerjen e plotë të kartonit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat