Pezullohet trajneri për femra, mesazhe të papërshtatshme

Futboll

Pezullohet trajneri për femra, mesazhe të papërshtatshme

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 21:16
Pezullohet trajneri për femra

Në lidhje me pezullimin e çështjes Greenwood, dje "Sun" njoftoi se Jack Peel, trajneri i ekipit të femrave të Aston Villas U-21 është pezulluar nga posti i tij.

Arsyeja?

Mesazhe të papërshtatshme për futbollistët e tij 18, 19 dhe 20 vjeç

Sipas prokurorisë vendase, mesazhet nuk përmbajnë foto apo elemente të tjera komprometuese, por bisedat tashmë po shqyrtohen nga hetuesit.

Në detyrë që nga viti 2020, trajneri 27-vjeçar tashmë është nën hetim dhe klubi po ashtu kërkon nga federata hetime të rrepta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat