Shpendi vazhdon të shkëlqejë në Itali

Futboll

Shpendi vazhdon të shkëlqejë në Itali

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Stiven Shpendi

Sulmuesi shqiptar gjen dhe njëherë rrjetën në Itali!

Stiven Shpendi vazhdon të shkëlqejë me Çezenën në Serinë C italiane.

Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për skuadrën e tij në fitoren 4-0 përballë Sienës, ku shënoi golin e dytë të takimit.

Ky është goli i pestë në tre ndeshjet e fundit për Shpendin, dhe i 8-i sezonal në 18 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat